Telenews

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e barte në çantën e krahut

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga SPK Vërmicë, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti”, së bashku me zyrtarët doganorë kanë profilizuar dhe kanë selektuar për dërgim në kontroll të vijës së dytë automjetet dhe personat me potencial kriminal.

Gjatë realizimit të këtij plani, në mesin e mjeteve të ndaluara, është ndaluar një autobus i cili ishte duke kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.

Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve personale të pasagjerëve, në çantën e krahut të të dyshuarit shtetas i Shqipërisë është hasur një qese brenda së cilës është gjetur një sasi lëndë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 2.162 kg.

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për trajtim të rastit dhe administrim të provave materiale.
Po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent, me vendim të të cilit është iniciuar rast për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të ngajshme

Hoti: Jemi në terren jokushtetues, do të vendosim si do të lëvizim përpara

Yllka Gashi

Kurti: Marrëveshja është arritur, por nuk mjafton për të shmangur zgjedhjet

Rrezarta Ramaj

Gruda: Kuvendi duhet të konstituohet, por VV duhet t’i sigurojë vet votat

Rrezarta Ramaj