Telenews

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për liri”, Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në mesazhin e tij, ai ka kujtuar rolin dhe sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet e luftës për liri.

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit, për ata që ne i pamë si shpresë në vitet e robërisë. Marshojmë më 12 shtator në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, marshojmë për lirinë e tyre. Se liria ka veç një emër, UÇK!”, ka shkruar Bajrami.

Thirrja e Bajramit i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen nga artistë, figura publike, veteranë, familje të dëshmorëve, biznese dhe qytetarë për Marshin për Liri.

Marshi organizohet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të ngajshme

Kurti: Marrëveshja është arritur, por nuk mjafton për të shmangur zgjedhjet

Rrezarta Ramaj

Gruda: Kuvendi duhet të konstituohet, por VV duhet t’i sigurojë vet votat

Rrezarta Ramaj

Dënimi i Pal Lekajt/ Reagon Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj