Telenews

Kërcënohen dy punëtorë të Ujësjellësit në Suharekë

Zyrtarët shtetërorë dhe punëtorët e kompanive publike shpeshherë përballen me kërcënime nga qytetarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre, duke ua vështirësuar punën e kërcënuar jetën. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë, ku janë kërcënuar dy punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, raporton Telenews.al

Rasti ka ndodhur paradite, kur punëtorët kërkuan ndihmën e Policisë, për të intervenuar në një shtëpi në rrugën “Bajram Curri”, ku ishin duke bërë kontrollin e njehsorëve të ujit.

Burimet thonë se i dyshuari, pronari i kësaj shtëpie, në shenjë revolte pasi punëtorët e ujësjellësit kishin hyrë në oborrin e tij, ka nisur t’i kanos seriozisht. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka kërcënuar me vrasje në rast se nuk largohen nga shtëpia e tij, transmeton Telenews.al

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimet të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti si “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e tjera brenda afatit ligjor. /Telenews.al/

Të ngajshme

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit

Rrezarta Ramaj

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj