Telenews

Kërcënohet dhe pengohet ekipi i Lajmi.net në Gjykatën e Prizrenit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se është kërcënuar dhe penguar ekipi i “Lajmi.net” në Gjykatën Themelore të Prizrenit, incident ky i ndodhur gjatë një seance në këtë gjykatë.

Sipas redaksisë së këtij portali, një i akuzuar me inicialet V.H e ka penguar punën e ekipit në prani të gjyqtares së rastit, duke kërkuar që të mos xhirojnë dhe t’i fshijnë materialet.

“Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa, duke iu drejtuar me fjalët “ule qeta”, kurse në një moment tjetër i drejtohet ekipit të “Lajmi.net” me fjalët: “Qat incizimin që e bone në korridor, ruju po gabon me e qitë. Qitash thuj kërcënim direkt kshtu thuj m’ka kërcnu…”, ka njoftuar AGK.

AGK-ja, e ka dënuar kërcënimin që sipas tyre,është presion i hapur ndaj punës së medies dhe e rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve.

“AGK-ja, kërkon nga trupat gjykues në gjithë vendin, që kur seancat të jenë publike, të sigurohen që gazetarët dhe mediet, të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

source

Të ngajshme

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut lidhin marrëveshje në fushën e turizmit

Valjeta Turkaj

Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

Valjeta Turkaj

Spasojeviq: Kam menduar disa herë të pranojë fajësinë, më vjen keq rastin e Bunjakut

Valjeta Turkaj