Telenews

Kërcënohet zyrtari policor pasi u përfshi në një aksident trafiku në Ferizaj: Ma zi ki me gjetë…

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze  qoftë gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve apo edhe jashtë detyrës, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Siç mëson Sinjali, këtë herë u kërcënuar një zyrtar policor që u përfshi në një aksident trafiku “Bifurkacioni”.

Në bazë të informacioneve të para, polici ishte jashtë detyrës zyrtare dhe u përball me kanosjet e të dyshuarit, për motive akoma të panjohura.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari I është drejtuar me fjalët si “E sheh…ma zi ki me gjetë”.

Pasi rasti është denoncuar, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit dhe I njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj