Telenews

KËRKESA E ZELENSKYT PËR SHQIPËRINË, PËRGJIGJET RAMA

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në fjalën e tij drejtuar dje Parlamentit kërkoi që Shqipëria të mbyllte portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.
Rama tha se vendimet e Shqipërisë janë gjithmonë në një linjë me ato të Bashkimit Evropian.
“Nuk ka vendim të linjëzuar të BE-së dhe për sa kohë që nuk ka, vazhdojmë në të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Është e thjeshtë: nëse do të ketë vendim të linjëzuar nga BE-ja, ne do të bashkohemi me të”, deklaroi Rama.
Në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Rama njoftoi se kanë nisur bisedimet me palët zyrtare në Kuvend, për një kandidaturë me konsensus.
“Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur, në funksion të zgjedhjes së një Presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama.

Të ngajshme

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj