Telenews

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për laboratorin e drogës në Leposaviq

 

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin M.I., pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Prodhimi  dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve  substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Sipas prokurorisë “gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit M.I., në fshatin Miokovicë, komuna Leposaviq janë gjetur dhe sekuestruar pushkë me dy tyta të gjata, fishekë për pushkë gjuetie, një fishek për armë të gjatë, dy radiolidhje, adapterë për radio lidhje, një jakne e uniformës së Policisë së Kosovës në të cilën kishte doreza të zeza, maskë për mbulimin e fytyrës dhe syza të zeza, ndërsa në objektin përcjellës laboratori i improvizuar për kultivimin e narkotikëve, ku janë gjetur katërqindeshtatë (407) bimë të dyshuara të Kanabisit, me gjatësi  prej 5-13 cm, nëntë (9) gramë të dyshuar të substancës narkotike, si dhe mjete tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike”.

I pandehuri, me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në paraburgim nga data 07 maj 2024.

“Seanca dëgjimore për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u gjenden substanca narkotike

Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë

Parashikimi i Haradinajt për zgjedhjet, prognozë interesante e tij për opozitën

Donat Hashani