Telenews

Këshilla nga OBSh për kosovarët: Ilaçet merrini vetëm me përshkrimin e mjekut (VIDEO)

Dita Botërore e Shëndetit mblodhi të gjithë krerët e shëndetësisë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë.

Mirëpo Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, Oleksandr Martynenko u tregua shumë i thjeshtë dhe i qartë  në dhënien e këshillave për kosovarët sa i përket ruajtjes së shëndetit.

Si më e rëndësishmja dhe e para për të është parandalimi sesa trajtimi dhe kjo duke pasur jetë të shëndetëshme me ushqime po të tilla dhe aktivitet fizik.

Ai përmendi edhe vendimin e fundit të qeverisë sa i përket zbatimit të këtij ligji.

Porosia numër 2 që është relevante për Kosovën dhe unë e përkrah vendimin që është marrë dy javë përpara. Së pari duhani do t’iu bëjë më të varfër dhe pastaj ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme do t’iu vrasë”,  theksoi Martynenko.

Nga OBSh u kërkua që qytetarët duhet të marrin medikamente vetëm me përshkrimin e profesionistëve shëndetësorë dhe se vetëm mantelbardhët japin diagnozë. Në kuadër të kësaj u bë apel edhe sa i përket përdorimit të antibiotikëve.

“Mesazhi numër 4. Antibiotikët nuk trajtojnë COVID-19, nuk trajtojnë gripin, nuk trajtojnë dhimbjet e fytit apo gripin e shpezëve. Zakonisht trajtojnë infeksioneve bakteriale”, tha Shefi i Zyrës së OBSh-së.

 Dita Botërore e Shëndetit edhe në këtë vit e gjen Kosovën pa sigurime shëndetësore.

 

Të ngajshme

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj

Molla, një frut i pasur me vlera ushqyese

Rrezarta Ramaj

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi