Telenews

Këshilltari i Trumpit thotë se Ukraina duhet të fokusohet në paqe, jo në rikthimin e territoreve

Një këshilltar i lartë i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se administrata e ardhshme do të fokusohet në arritjen e paqes në Ukrainë në vend se të rifitojë territorin.

Bryan Lanza, një strateg i partisë republikane, i tha BBC-së se administrata Trump do t’i kërkojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, versionin e tij të një “vizioni realist për paqen”.

“Dhe nëse presidenti Zelensky vjen në tryezë dhe thotë, ne mund të kemi paqe vetëm nëse kemi Krimenë, ai na tregon se nuk është serioz”, ka theksuar ai.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Tetë vjet më vonë, ajo filloi një pushtim të plotë të Ukrainës dhe ka okupuar territorin në lindje të vendit.

Trump ka folur tashmë me Zelenskyn që kur fitoi zgjedhjet në SHBA – dyshja patën një telefonatë të mërkurën bashkë me miliarderin Elon Musk që mori pjesë.

Trumpi vazhdimisht ka thënë se prioriteti i tij është që t’i japë fund luftës dhe të frenojë rrjedhjen e burimeve të SHBA-së.

Muajin e kaluar, Zelensky prezantoi një “plan të fitores” që përfshinte refuzimin për të shkëmbyer territoret dhe sovranitetin e Ukrainës.

Të ngajshme

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, policia jep detajet

Donat Hashani

Sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së infermierja shtatzënë

Donat Hashani

Hovenierit i jepet ‘Çelësi i Qytetit’, të Prishtinës në përfundim të mandatit në Kosovë

Erzana Fazliu