Telenews

“Këta deputetë të VV-së nuk ia votojnë Kurtit shpërbërjen e Kuvendit”

 

 

Një zhvillim i ri politik në fillimin e kësaj jave e ka ndërruar situatën politike. Zgjedhjet e reja janë në horizont dhe kjo ka qenë temë e diskutimit në takimin e të hënës mes kryeministrit Albin Kurti dhe Memli Krasniqit, kreut të Partisë Demokratike të Kosovës.

Për shpërbërjen e kuvendit është pajtuar edhe kryeministri Kurti, i cili në mars të këtij viti ka shprehur vullnetin e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Por, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje mund të mos e votojnë shpërbërjen e Kuvendit, ndonëse atë e përkrah edhe Kurti.

Kështu tha analisti i afërt me PDK-në, Ismail Tasholli, në një deklarim në televizionin T7 të hënën në mbrëmje. Tasholli tha se rreth 15 deputetë të LVV-së, të cilët janë kundër Projekt-Kodit Civil, janë po ashtu kundër shpërbërjes së Kuvendit.

“Ata nuk ia votojnë shpërbërjen e Kuvendit. Sipas disa informatave të mia, ata nuk ia votojnë Kurtit shpërbërjen e Kuvendit. Ata janë kundër dhe nuk ia bëjnë atë nder”, tha ai.

Marrëveshja e arritur mes Kurtit dhe Krasniqit në darkën e së hënës, është raportuar se përmban pajtueshmëri mes PDK-së dhe LVV-së që para shpërbërjes së Kuvendit dhe dërgimit të vendit në zgjedhje, të votohen marrëveshjet ndërkombëtare të ngecura në Kuvend, si dhe të votohet Projekt-Kodi Civil i kundërshtuar nga një numër i madh i deputetëve të LVV-së.

“Sa i përket Kodit-Civil dhe mospasjes mundësi të kalimit të tij, mendoj se opozita në këtë rast nuk duhet t’ia japë ndihmën në mes të një skizofrenie diskurzive brenda Grupit Parlamentar që e ka grumbulluar për hesape të kalkulimeve të tij politike. Ai është qaq i mençur që ta di se islami radikal politik nuk ta kalon këtë Kod Civil”, u shpreh Tasholli.

Projekt-Kodi Civil ka dështuar të kalojë në disa votime në Kuvendin e Kosovës për shkak të pamundësisë së mazhorancës për t’i arritur shumicën e thjeshtë të votave.

Këta ishin 14 deputetët e LVV-së që e kundërshtuan këtë projekt-kod:

Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV).

Kurti, pas takimit me Krasniqin të hënën, tha para mediave se është i gatshëm ta përkrahë shpërbërjen e Kuvendit.

Ndërsa foli edhe për stinën kur është më mirë që të mbahen zgjedhjet, ai tha se pranvera e vjeshta, janë kohë ideale për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani