Telenews

Këta janë 902 kandidatët për deputetë të certifikuar nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme.

Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.

Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

“Këto lista mund të përmbajnë lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij përmes përfaqësuesit të autorizuar, në emailin: zyra.kqz@kqz-ks.org”, thuhet në njoftim.

https://drive.google.com/file/d/1Smv_YfpyIUwDXxzx6WhjjR6GWNPk0Bso/view?usp=drivesdk

Të ngajshme

Vijojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur nga Ferizaj, në terren edhe dronë –

KushtrimGuraj

Kosova dhe Shqipëria pritet të dërgojnë trupa në Forcën Ndërkombëtare për Gazën –

KushtrimGuraj

Kurti për nderimet ndaj Mlladiqit: Vështirë të flitet për pendesë në një shoqëri që glorifikon kriminelët e luftës –

KushtrimGuraj