Telenews

Këta janë dy të dyshuarit që therën për vdekje 41-vjeçarin në Fushë Kosovë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij. Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se për Sinjalin se dy personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Vrasje”.

Musliu dhe Bajrami janë prangosur në hyrje të Vushtrrisë, ku Policia i ka kapur në flagrancë derisa po tentonin t’ia mbathnin, për t’iu shpëtuar arrestimit.

Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se është sekuestruar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Telenews.al ka raportuar mbrëmë me detaje lidhur me këtë ngjarje. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40, kur viktima u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Ai u gjet i shtrirë në tokë nga Policia dhe më pas u dërgua menjëherë në Emergjencë. Në spital vetëm u konstatua vdekja e tij, kurse trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi

KQZ ndan para për deputetët, cila parti përfiton më shumë?

Yllka Gashi

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj