Kosova do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të miqësoreve të marsit të martën, ku do të përballet me Armeninë në udhëtim. Një ditë para takimit, UEFA ka bërë të ditur edhe gjyqtarët e kësaj ndeshje.
Gjyqtarët nga Gjeorgjia do të ndajnë drejtësinë në miqësoren e Kosovës ndaj Armenisë.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes është Irakli Kvirikashvili, ndërsa ndihmës gjyqtarë do të jenë David Chigogidze dhe Irakli Kakabadze. Zyrtari i katërt emërohet Zaven Hovhannisyan.
Ndeshja miqësore mes Armenisë e Kosovës zhvillohet në Jerevan të premten dhe do të fillojë në orën 17:00.
Përpos Armenisë, Kosova do të takohet edhe me Hungarinë. Ky takim zhvillohet katër ditë më vonë, më 26 mars.
Që të dyja ndeshjet Kosova do t’i zhvillojë si mysafirë për shkak se stadiumi “Fadil Vokrri” ndodhet në rinovim.

