Telenews

Këto gjëra duhet të keni parasysh, kur blini orë për herë të parë

Ekzistojnë kritere të caktuara në zgjedhjen e orëve të dorës dhe, pos përshtatshmërisë, assesi nuk do të duhej të injorohen cilësia dhe dizajni
Nëse dëshironi pikërisht këto karakteristika të orës, më të njohurat janë ato modele minimale të cilat do të jenë aleati juaj më i mirë në krijimin e stilit fenomenal.
ORËT PËR RROBA FORMALE
Këto modele të orëve janë inspirim nga modelet e viteve ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar dhe i karakterizojnë linjat e qarta të dizajnit, shpesh kanë dizajn numrash romakë dhe rripa lëkure më së shpeshti ngjyrë të zezë dhe të gështenjtë.
ORËT E ZEZA
Orët të cilat kanë ngjyrë të zezë të bazës, kopsa dhe rripat janë shumë elegante dhe i krijojnë stil unik secilit mashkull. Shumë bukur kombinohen si me rroba ashtu edhe me pjesë rrobash më komode dhe më së shpeshti inspirojnë meshkujt të cilët e duan natyrën.

STIL MARINARI
Orët e zhytësve janë të inspiruara nga stili i kulturës së jahteve të viteve të fundit dhe janë
shumë të popullarizuara. Në vete kanë shumë funksione, prandaj janë ideale edhe për ata meshkuj të cilët janë adhurues të natyrës. Dominojnë dizajnet e ngjyrave të kaltra, kanë kronograf interesant mirëpo kanë edhe performanca të jashtëzakonshme të funksioneve të zhytësve.
ELEGANCA SPORTIVE
Ky tip i orëve është kombinim i modeleve të sipërpërmendura. Mund të gjenden me rripa të
kromuar, me rripa gome dhe lëkure. Sa i përket dizajnit të kromografit, ekziston një zgjedhje shumë e gjerë dhe varet nga afinitetet tuaja personale.

Të ngajshme

Osmani: Drejtësia nuk është vetëm dënim, por përgjegjësi dhe riintegrim

Valjeta Turkaj

Kurti i bindur: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, prandaj s’ka protesta të qytetarëve

Valjeta Turkaj

Stabilizohet situata në Gjilan, pas reshjeve të shiut

Valjeta Turkaj