Telenews

Këto janë 10 ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut

Pa dyshim që ushqimi është njëra prej gjërave që njeriu duhet ti kushtojë më së shumti rëndësi në jetë e këto ushqime janë paketat më të çmuara të lëndëve themeluese të shëndetit.
AGRUMET:
Ja pse bëjnë mirë: Vetëm një portokall përmban 100% të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes së qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.
Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksiduesit e çajit me 80%.
BROKOLI:
Ja pse bën mirë: Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marre përbërës mbrojtës kundër kancerit.
Këshillë: Zierja në avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes sesa zierja në ujë.
BORONICAT:
Ja pse bëjnë mirë: Boronicat përmbajnë një numër të madh antioksidantësh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e kujtesës, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes.

PATATET E ZAKONSHME DHE TE EMBLA:
Ja pse bëjnë mirë: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogram acid folik – një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.
Këshillë: Lëreni pataten të ftohet para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyre pas vaktit.
SARDELET:
Ja pse bëjnë mirë: Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmbajnë 50% të nevojave ditore te Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes së alcajmerit.
Këshillë: Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.
ARRAT:
Ja pse bëjnë mirë: Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjitha frutat e thata. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe pagjumësinë.
Këshillë: 6-7 arra në ditë mjaftojnë.
VAJI I ULLIRIT, EKSTRA I VIRGJER:
Ja pse bëjnë mirë: I pasur në antioksidues dhe flavonoidë, substanca mikroskopikë që luajnë një rol madhor në mbrojtjen e kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut.
Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë. Nëse dëhsironi ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidemit.
HUDHRA:

Ja pse bëjnë mirë: Hudhra është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve, përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur te hudhrat vepron si një agjent antiinflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.

Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicine-s. Mos e gatuani shumë, sepse humb shumë nga vlerat e saj.
SPINAQI:
Ja pse bëjnë mirë: Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit, është gjetur se ndër fruta-zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet nga të parët.
Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, për shembull: 1 kupë spinaq, një karrote, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.
FASULET:
Ja pse bëjnë mirë: Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të ulë rrezikun e kancerit te gjirit.
Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve, aq më shumë antioksidues përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidues se lëvoret e fasuleve të bardha.

Të ngajshme

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

KushtrimGuraj

Kevin tregon nëse ka humbur besimin tek Ana, pavarësisht se çka thuhet! (VIDEO)

Donat Hashani

Ana reagon ashpër pasi produksioni ia sjelli ish të dashurin në BBVK

Donat Hashani