Telenews

KËTO JANË DY OPSIONET E SBASHK-UT KUNDËR QEVERISË NË DITËT E ARDHSHME

Ymeri në Tëvë1 ka thënë se nëse qeveria nuk bën ndonjë hap lidhur me kërkesat e tyre, SBASHK-u i mbeten dy mundësi ose të mbajë grevë me 8 prill ose të hyjë në grevë të përgjithshme me 12 prill duke ndërprerë kështu të gjithë procesin mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.
“M 2 prill e kemi kongresin zgjedhor të SBASHK-ut dhe në këtë kongres do të miratohet një rezolutë për veprime sindikale Janë dy opsione të cilat janë të parapara nga kryesia e SBASHK-ut, njëra është që veprimet sindikale të fillojnë të përshkallëzuar dhe ndoshta me datën 8 të mbahet një protestë vetëm me udhëheqësit sindikale të shkollave të mbi 750 shoqatave sindikale që i kemi me rreth 150 pjesëmarrës në protestë në me të gjithë udhëheqësit e sindikatave të shkollave dhe institucioneve tjera në shenjë të pakënaqësisë pse qeveria nuk po gjen kohë të bisedoj me SBASHK-un për kërkesat që i kemi parashtruar. Opsioni tjetër dhe presioni i anëtarësisë është që menjëherë të fillojmë me grevë, domethënë pas këtij kongresi që i bie menjëherë pas pushimit pranveror diku me datën 12 dhe të mos filloj procesi mësimor sepse kemi pritur që nga nëntor dhe nuk kanë dhënë rezultatet, ”, ka thënë Ymeri.

Të ngajshme

Tirana, një nga destinacionet kryesore për turizëm në 2025

Erzana Fazliu

PREVENT kërkon nga qeveria bashkëpunim me ndërkombëtarët rreth sulmit

Erzana Fazliu

Blaka nga AAK-ja porosi Agim Bahtirit: Ti s’ke vlera njerëzore, je një palaço dhe ho*rr ordiner

Erzana Fazliu