Telenews

Këto janë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar

 

 

Cyrihu dhe Singapori konsiderohen si qytetet më të shtrenjta për të jetuar ndërsa Damasku në Siri vlerësohet si qyteti më i lirë për të jetuar.

Sipas një raporti të ri të publikuar sot me 30 nëntor, Cyrihu dhe Singapori, janë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar.

Vitin e kaluar vendi i parë i takonte New Yorkut, i cili tani ka zbritur në pozitën e dytë, së bashku me Gjenevën.

Vendi i tretë i takon Hong Kongut, ndërsa Londra paraqitet në pozitën e nëntë, raporton dailymail.

Raportohet se qyteti më i lirë është shpallur kryeqyteti i Sirisë, Damasku dhe i dyti më i liri, kryeqyteti i Iranit, Teherani.

Kjo renditje u hartua duke analizuar çmimin e 200 produkteve në 173 qytete, duke përfshirë ushqimin, veshjen, karburantet dhe faturat e shërbimeve.

Ky raport arriti në përfundimin se kriza globale e kostos së jetesës është ende në vazhdim, pasi çmimi i mallrave dhe shërbimeve të përditshme po rritet mesatarisht me 7.4 për qind nga viti në vit.
Megjithatë, sipas tij, kostot e energjisë dhe ujit, janë më pak të goditura nga inflacioni.

Kjo nënkupton se po lehtësohet rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sondazhi u krye para fillimit të luftës Izrael-Hamas, e cila ka ndikuar në kurset e këmbimit në shtetin izraelit dhe mund të ketë ndikuar edhe në rritjen e çmimeve, theksojnë studiuesit.

Sipas Upsana Dutt, rritjet e çmimeve janë lehtësuar që kur Kina hoqi kufizimet për COVID-19 vitin e kaluar dhe që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën një pasagjere, arrestohet drejtuesi i motoçikletës

Valjeta Turkaj

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj