Telenews

Këto janë simptomat e pazakonta të diabetit në sy

Diabeti mund të ndikojë në trupin tuaj në shumë mënyra. Ai ndikon në aftësinë e trupit për të prodhuar ose përdorur insulinë në mënyrë efektive për të kontrolluar nivelet e sheqerit (glukozës) në gjak. Insulina është një hormon që përdoret për shndërrimin e glukozës (që trupi e merr nga ushqimi) në energji.

Kur një person diagnostikohet me diabet, kjo do të thotë se ai/ajo ka shumë glukozë në gjak. Diabeti mund të dëmtojë zemrën, veshkat dhe enët e gjakut. Madje dëmton edhe enët e vogla të gjakut në sy. Edhe nëse diabeti kontrollohet mirë, ai mund të ndikojë në në shikimin tuaj.

Sëmundja diabetike e syrit, përfshin probleme të mundshme të syrit që mund të prekin një pacient. Këto komplikime në sytë e një diabetiku, mund të përfshijnë retinopati diabetike, edemën makulare diabetike, kataraktet dhe glaukomën.

Ka 4 kontribuues kryesorë për një sy diabetik, këto përfshijnë:

-Sheqeri i lartë i pakontrolluar në gjak

-Kolesteroli i lartë i pa menaxhuar në gjak

Cilat janë simptomat e sëmundjes diabetike të syrit?

-Shikim i turbullt, ose të shohësh gjithçka tepër të turbullt.

-Ndryshim i shpeshtë i shikimit ndonjëherë nga dita në ditë.

-Zona të errëta ose humbje të shikimit.

-Në pamundësi për të kuptuar ose zbuluar ngjyrat.

Të ngajshme

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj

Molla, një frut i pasur me vlera ushqyese

Rrezarta Ramaj

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi