Telenews

Këto janë të drejtat e pasagjerëve në rast se iu vonohet apo anulohet fluturimi

Komisioni i Bashkimit Evropian u ka kujtuar të gjithë pasagjerëve të drejtat e tyre të udhëtimit për shkak të vonesave dhe anulimeve të shumta të fluturimeve të bëra kohët e fundit.

Komisioni vuri në dukje se të gjithë personat që udhëtojnë në BE kanë të drejta të caktuara të pasagjerëve që duhen respektuar dhe këshilloi të gjithë ata që do të shkojnë së shpejti me pushime që të shkarkojnë aplikacionin ‘Të drejtat e pasagjerëve tuaj’.

Pasagjerët kanë të drejtë të zgjedhin midis rimbursimit, ridrejtimit ose kthimit nëse fluturimi i tyre anulohet, shkruan Schengen Visa Info.

Përveç kësaj, pasagjerët, fluturimi i të cilëve është anuluar, kanë gjithashtu të drejtë për ndihmë në aeroport.

Ndër të tjera, nëse ata mbërrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar me një vonesë prej më shumë se tre orësh kanë të drejtën e kompensimit.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj