Telenews

KFOR-i dhuron mjete pune brigadës së zjarrfikësve në Zubin Potok

Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it i ka dhuruar radio, gjenerator dhe megafon brigadës së zjarrfikësve të Mitrovicës në Zubin Potok.

Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, kjo nismë synon të rrisë kapacitetin lokal për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet situatave emergjente që ndikojnë në mirëqenien e të gjitha komuniteteve.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

source

Të ngajshme

Konsoni, përkushtim ndaj cilësisë dhe freskisë në çdo produkt

Rrezarta Ramaj

Sali Berisha kërkon urdhër arrest ndërkombëtar për Vlora Hysenin

Yllka Gashi

ACE Group – hapësira moderne për një jetë më të mirë

Rrezarta Ramaj