Telenews

KFOR-i dhuron ndihma për Policinë e Kosovës në mbështetje të viktimave të dhunës në familje

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, së bashku me ekipet turke të Monitorimit të Lidhjes, ekipin e Bashkëpunimit Civil-Ushtarak dhe drejtuesit e Komandës Rajonale Lindje, morën pjesë në një ceremoni dhurimi në Gjilan.

Në këtë ceremoni u përkujtuan donacionet e KFOR-it për Policinë e Kosovës, të cilat synojnë përmirësimin e dhomave familjare që mbështesin viktimat e dhunës në familje, njofton Klankosova.tv.

Kjo iniciativë siç thuhet, ka për qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të rehatshëm për rikuperimin e viktimave.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR vijon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX)”, shkruhet në postimin e KFOR-it në Facebook.

https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/985032607062206?ref=embed_post

 

Të ngajshme

Gjilani drejt balotazhit: Hyseni nuk e kalon pragun 50%+1 edhe pas votave me postë

KushtrimGuraj

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani