Telenews

KH Rahoveci historik, fiton titullin e kampionit për herë të parë

 

 

Rahoveci futet në histori, është kampion i ri i Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, duke mposhtur Besa Famgasin me rezultat 29:24 (21:11), në finalen e dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka shkëlqyen duke dëshmuar se me meritë e përfunduan në vendin e parë në kampionatin e rregull e me meritë janë kampion për herë të parë në histori të ekzistimit të këtij klubi.

Pjesa e parë ishte e qartë se Rahoveci nuk ndalet kur shkoi në pushim me 10 gola epërsi (11:21).

Në pjesën e dytë Rahoveci ishte shumë më komod, me një epërsi të thellë dhe nuk e kishte në asnjë rrethanë presionin nga vendasit.

Rahoveci në fund shënoi fitore me rezultat 29:24 ndaj Besës, duke e mbyllur serinë finale me rezultat 2-0.

Besa pas një dekade, pas 10 titujve rresht, mbetet pa titullin e kampionit.

Rahoveci ka filluar festën, pasi shijon titullin e parë në histori të klubit.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj