Telenews

Kiara shtatzënë?

Kiara Tito shtatzënë?

Krejt këto thashetheme vinë pasi që moderatorja dhe influencierja e rrjeteve sociale ka ndryshuar stilin e saj të veshjes.

Derisa më parë, Kiara ekspozonte vazhdimisht barkun e saj dhe vishej shkurt, tani ajo vishet me rroba që janë të madhësisë më të madhe.

Kjo ka mjaftuar që fansat dhe shumë media të supozojnë që Kiara ka mbetur shtatzënë dhe se ajo do të pret fëmijën e parë me Luizin.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi të Big Brother VIP Albania çifti disa herë kishin shpreh dëshirën që të bëhen prind të një fëmije.

Madje, këtë e kishte thënë edhe Kiara në disa intervista.

Megjithatë, moderatorja shihet se është shumë e angazhuar pas daljes nga shtëpia ku përpos reklamave të shumta që bën në Instagram, ajo do të jetë edhe moderatore e emisioni “Kepi i VIP-ve”, që fillon transmetimin këtë të diele në Top Channel.

Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u martuan në natën finale të Big Brother VIP Albania 2, ku moderatorja pranoi mbiemrin Ejlli të Luizit.

Të ngajshme

“I heshtur prej kohësh” – Flori Mumajesi thyen më në fund heshtjen

KushtrimGuraj

Koncerti i Yll Limanit në Shkodër anulohet sërish pas ndërhyrjes së policisë

Valjeta Turkaj

Vivien Thano i kundërpërgjigjet Arbenita Ismajlit pasi në Big Brother e kishte krahasuar me palaço dhe bretkosë

Erzana Fazliu