Telenews

Si martesa iu kthye në ferr – rrëfimi prekës i Hygerta Sakos

si-martesa-iu-kthye-ne-ferr-–-rrefimi-prekes-i-hygerta-sakos

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka rrëfyer linjën e saj të jetës në spektaklin e së hënës.

Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të 2020-tës humbi babanë, tri ditë pasi ai kishte pësuar sulm në tru, në një kohë coronavirusi.

“Është një pamje që nuk e harroi dot, nuk më ikën edhe pse tani po bëhen gjashtë vjet më kujtohet shpesh dhe më dhemb shumë”, deklaroi ajo.

Tutje theksoi se babanë e kishte varrosur me vetëm 39 vetë për shkak të COVID-19.

“Dhe sinqerisht mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe unë mbeta vetëm me mamin dhe vajzën të mbyllur në shtëpi dhe të izoluar”, tha ajo.

Por pas vdekjes së babait, që i dha dhimbje të mëdha, Hygerta foli edhe për martesën të cilën e quajti një ferr.

Krahas kësaj zbuloi edhe një moment trishtues kur e kishte takuar vajzën e saj në gjendje të rënduar, pasi po bullizohej vazhdimisht në shkollë.

“Po priste dorën”, tha ajo për momentin kritik.

Hygerta më pas u surprizua nga e bija, e cila erdhi për të takuar në BBVK.

Të ngajshme

Alketa Vejsiu thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

Valjeta Turkaj

Çka po paralajmërojnë Getinjo dhe Bleta Përtace?

Valjeta Turkaj

Doli nga Big Brotheri, por i erdhi një super-lajm – Fjolla Morina po bëhet gjyshe për herë të parë

KushtrimGuraj