Telenews

Kim Jong Un arrin në Rusi me tren antiplumb për bisedimet me Putinin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbërritur përmes hekurudhës në Rusi ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin

Moska dëshiron që Pheniani t’i shesë armë për luftën në Ukrainë, thotë ShBA, shkruan BCC.

Putin është në Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë, e cila është rreth 200 kilometra nga kufiri i Koresë së Veriut.

Kremlini ka konfirmuar se një takim i liderëve do të zhvillohet “në ditët në vijim” për çështjet rajonale dhe globale.

Analistët besojnë se vizita erdhi pasi ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, vizitoi Phenianin në korrik.

Ky është udhëtimi i parë i Kim jashtë vendit në katër vjet – ai u takua për herë të fundit ballë për ballë me Putinin në vitin 2019.

Të ngajshme

Italia goditet nga një tërmet

Donat Hashani

‘Zgavra nuk është vaginë’, gruaja trans refuzohet nga gjinekologu në Francë

Donat Hashani

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Marok

Donat Hashani