Telenews

Kjo është arsyeja e bujshme pse qytetarët po blejnë çdoherë e më shumë Nokia të vjetër

Izraelitët po blejnë telefona të modelit të vjetër “Nokia”, kjo pasi kanë frikë se mos përgjohen.
Kompania izraelite e specializuar në prodhimin e  telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të  modelit të vjetër gjatë javës së fundit, pasi izraelitët nuk duan t’i përgjohen celularët me softuer të sofistikuar.
Ky mobilizim erdhi pasi ata u njoftuan se policia po vëzhgonte një numër të madh qytetarësh.
Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet si WhatsApp, Telegram, fakt që i bën më të sigurt nga përgjimet.
Telefonat celularë të zyrtarëve të lartë, aktivistëve, gazetarëve, si dhe anëtarëve të familjes dhe këshilltarëve të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin monitoruar gjithashtu nga policia.
Si rrjedhojë brenda një jave u shitën  4000 modele të vjetra të Nokias.

Të ngajshme

Skender Hasi publikon këngën “Jo nuk shkelet kurrë Drenica”

Donat Hashani

Raportohet për dy tërmete në Turqi

Hafize Elshani

Ismaili: Rritja ekonomike për vitin 2022 ishte 3.5%, inflacioni 11.6%

Donat Hashani