Gjendja e të plagosurit në Kaçanik është shumë e rëndë.
Kështu tha drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla.
Syla tha se i plagosuri po mbahet në respiratorë.
“Gjendja shumë e rëndë. Jemi duke u marrë me të. Është në aparat respirator, të shohim çka më tutje”.
Sot në Kaçanik ndodhi një rast tragjik, ku u vra një person dhe një tjetër u plagos.
Bëhet e ditur se i ndjeri dhe i plagosuri janë Hasan dhe Kastriot Berisha, të cilët janë vëllezër mes vete.