Telenews

Kjo është gjendja shëndetësore e Joshuas pas aksidentit tronditës

Boksieri britanik me famë botërore Anthony Joshua u përfshi në një aksident rrugor në Makun, shteti Ogun, duke shkaktuar shqetësim të gjerë midis tifozëve.

BBC raporon se sapo kanë marrë një përditësim tjetër nga qeveria e shtetit Ogun, e cila thotë se Anthony Joshua është i vetëdijshëm dhe ka qenë në kontakt me familjen e tij.

“Anthony Joshua dhe një pasagjer tjetër u evakuuan menjëherë në një strukturë të specializuar mjekësore në Lagos. Pas vlerësimeve gjithëpërfshirëse klinike, mjekët kanë konfirmuar se të dy pacientët janë të qëndrueshëm dhe nuk kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje urgjente mjekësore në këtë kohë. Një ekip i plotë mjekësor është mbledhur dhe do të vazhdojë t’i monitorojë ata nga afër”, thuhet në deklaratë.

 

Të ngajshme

Fenerbahce ‘çmendet’ për Muriqin, ofron zyrtarisht miliona euro për të

KushtrimGuraj

Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane

KushtrimGuraj

Napoli del me njoftim zyrtar, kaq javë pritet të mungojë Rrahmani

KushtrimGuraj