Telenews

Kurti i kërkon senatores amerikane që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake në Kosovë –

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në një prezencë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Kurti tha se këtë qëndrim ia ka përcjellë edhe senatores amerikane gjatë një takimi, duke theksuar rëndësinë që, sipas tij, një prezencë e tillë do të kishte për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit.

“Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën tonë. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore”, shkroi Kurti në Facebook.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për situatën politike në vend.

Sipas tij, është theksuar rëndësia e vazhdimit të diskutimeve mes partive politike parlamentare, me synim arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të vendit.

Të ngajshme

Haxhiu për “Marshin për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

Yllka Gashi

Edi Rama publikon një video pas përfundimit të Marshit për UÇK-në: Liria ka emër

Rrezarta Ramaj

Qeveria falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit e “Marshit për Liri” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj