Klan Kosova ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, lidhur me dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të televizionit.
Në njoftimin e Klan Kosovës shkruan se i kanë si dëshmi të gjitha dokumentet që konfirmojnë se pronari i kompanisë së tyre është i regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Klan Kosova bën me dije se do ta ushtrojë të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente.

