Thashethemet për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta dhe Elgit Doda kanë filluar sërish të qarkullojnë në rrjet.
Edhe pse pak kohë më parë dyshja i hodhi poshtë zërat për ndarje, disa veprime të fundit në rrjetet sociale kanë ngjallur dyshime të reja tek ndjekësit. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se të dy kanë larguar nga profilet e tyre në Instagram fotografitë që i kishin publikuar bashkë.
Ndërkohë, këtë të premte, me rastin e Dita e Verës, Klea është shfaqur duke festuar në shoqërinë e miqve dhe të djalit të saj. Në një nga postimet e fundit në Instastory, ajo ka publikuar një foto bardhë e zi me të birin, ndërsa mungesa e Elgit Dodës në këtë moment ka shtuar edhe më shumë spekulimet.
Megjithatë, deri tani as Klea dhe as Elgiti nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për të sqaruar nëse raporti i tyre ka ndryshuar apo jo.

