Telenews

Klinaku reagon ashpër për bastisjet e sotme të Speciales

‘Spektakël të radhës’ e ka cilësuar Faton Klinaku, udhëheqësi i organizatës së veteranëve të luftës, operacionin e sotëm të Prokurorisë së Specializuar të Hagës.

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka zhvilluar sot bastisje në vendbanimet e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakës, dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, njërit prej katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohet në Hagë.

Për Faton Klinakun, aksioni i prokurorisë nuk ka seriozitet.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka thënë Klinaku në një shkrim në Facebook të hënën. /Telenews.al/

Të ngajshme

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi

“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë

Yllka Gashi

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Yllka Gashi