Telenews

Klinaku reagon pas dënimit të Gucatit dhe Haradinajt

Ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL të UCK-së, Faton Klinaku ka reaguar menjëherë pas shpalljes së aktvendimit dënues ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Klinaku ka thënë se e kanë pritur një vendim të tillë pasi Gjykata Speciale është politike dhe dënimin e sotëm e quajnë skandaloz.

“Unë pres nga kjo prokurori e cikla është e skandaleve, këtë Gjykatë nuk e njohim as nuk do ta njohim pasi nuk po i gjykon krimet. Është gjykatë e cila sjell vendime politike”, ka thënë Klinaku.
Ai ka paralajmëruar protesta nëse Gucati e Haradinajt u thonë se kjo është e nevojshme.
Sipas Klinakut protesta do të jetë ndaj Kuvendit të Kosovës për shkak të themelimit të kësaj Gjykate.

“Nëse shokët që janë atje thonë se duhet të protestojmë ne do të protestojmë por protesta jonë do të jetë ndaj Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Klinaku.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj