Telenews

Klinika Oftalmologjike dhe e Kirurgjisë “vërshohet” nga uji, ndërpriten shërbimet për pacientë

Jo për të parën herë Klinika e Kirurgjisë dhe ajo Oftalmologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë vërshuar nga uji, pas reshjeve të shumta nga shiu.

Pacientë të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Oftalmologjike kanë raportuar për Albanian Post se të njëjtit nuk janë duku pasur mundësi të marrin shërbimin për të cilin edhe janë paraqitur në këto klinika.

Të njëjtit kanë thënë se për rrjedhjen e ujit askush nuk është duke ndërmarr asgjë, ndërsa kjo po krijon vështirësi që pacientët edhe të kalojnë nëpër ambientet e vërshuara.

Albanian Post, ka dërguar pyetje edhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes nga ky institucion.

Me probleme të ngjashme në të kaluarën ishte ballafaquar edhe Klinika Onkologjike, ajo e Pulmologjisë si dhe laboratori i pediatrisë.

Në bazë të Ligjit për shëndetësi, SHSKUK-ja ka për detyrë që të ofrojë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor duke synuar performancë, efiçiencë dhe efikasitet sa më të lartë të shërbimeve për pacientët në pajtim me Ligjin për shëndetësi, por në jo gjithmonë arrihet.

SHSKUK-ja është institucion unik shëndetësor dhe përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor(sekondar) dhe tretësor (terciar) të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë si njësi organizative në pajtim me Ligjin për shëndetësi.

 

Të ngajshme

OBSH: Lloji i ri i gripit po ushtron presion të madh mbi kujdesin shëndetësor në të gjithë Evropën

Valjeta Turkaj

A e dini pse sulmet në zemër janë më pak të dëmshme gjatë natës

Erzana Fazliu

Uji i patëllxhanit, zgjidhje për kolesterolin, zemrën dhe mëlçinë

Valjeta Turkaj