Telenews

Klitschko: Gjysma e familjeve në Kiev ende pa energji elektrike

klitschko:-gjysma-e-familjeve-ne-kiev-ende-pa-energji-elektrike

Dy ditë pas një breshërie raketash ruse kundër furnizimit me energji elektrike dhe ujë të Ukrainës, gjysma e familjeve në Kiev ende nuk kanë energji elektrike, sipas kryebashkiakut të kryeqytetit, Vitali Klitschko.

”Megjithatë, një e treta e familjeve të Kievit tashmë kanë ngrohje”, njoftoi Klitschko në kanalin e lajmeve Telegram, shkruan ATSh.

Sipas administratës ushtarake të kryeqytetit, furnizimi me ujë në Kiev ishte rivendosur plotësisht ndërkohë.

”Disa konsumatorë mund të përjetojnë ende presion të ulët të ujit”, tha ai.

Furnizimi me ngrohje në qytet po rikthehej gjithashtu. Ekipet e emergjencës po punojnë për riparime. Sapo rrjeti i energjisë elektrike të stabilizohet, rrjeti i telefonisë celulare do të funksionojë sërish në të gjitha zonat e Kievit.

Të mërkurën, pas sulmeve masive me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, furnizimi me energji elektrike u ndërpre në të gjithë vendin.

Të enjten vonë, sipas operatorit të rrjetit ”Ukrenergo”, gjysma e kërkesës për energji elektrike mund të mbulohet.

Shumica e termocentraleve dhe hidrocentraleve po prodhonin sërish energji elektrike.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi