Telenews

Klubet e Premier Leagues votojnë kundër heqjes së VAR-it

Klubet e Premier League kanë votuar kundër heqjes së sistemit VAR.

Kërkesa ishte bërë nga klubi i Wolves, pas disa vendimeve të diskutueshme të VAR-it gjatë sezonit të kaluar.

Megjithatë, në mbledhjen e përgjithshme vjetore të klubeve të Premier League (AGM) të enjten, propozimi i Wolves u refuzua, ka raportuar Sky Sports.

Nga votimi, 19 klube votuan në favor të mbajtjes së VAR-it, ndërsa vetëm një klub, që besohet të jetë vetë Wolves, votoi kundër.

Për të ndryshuar rregullat në Premier League nevojiten të paktën 14 vota pro nga 20 klubet.

Shumica e klubeve angleze mbështesin përdorimin e VAR-it, por kërkojnë përmirësime në vend që ta anulojnë tërësisht këtë sistem teknologjik.

source

Të ngajshme

Flick interesohet për ‘dështakun’ e Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Barcelona

KushtrimGuraj

Kosova U20 me paraqitje pozitive, po rivalizon Zvicrën për një vend në gjysmëfinale

Donat Hashani

Arrihet marrëveshja, Unitedi e transferon Mbeumon për 82 milionë euro

Donat Hashani