Telenews

Klubi anglez i ofron 12 milionë euro për Muriqin

E ardhmja e Vedat Muriqit është duke qëndruar ende pezull.

Pasi e mbylli huazimin gjashtëmuajsh në Mallorca, sulmuesi kosovar është rikthyer përkohësisht në Lazio.

E themi këtë pasi klubi italian nuk e ka ndërmend ta mbajë atë më në ekip pas eksperiencës dëshpëruese që e pati për një vit e gjysmë në kryeqytetin italian.

Dhe, interesimi i klubeve evropiane për 28 vjeçarin nuk mungon.

Së fundmi, në garë për të është futur edhe klubi anglez, Hull City.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi nga Championshipi anglez është i gatshëm t’i paguajë 12 milionë euro për përfaqësuesin kosovar, aq sa i kërkon Lazio për shitjen e kartonit të tij.

Por, do të jetë e vështirë të imagjinohet që prizrenasi do të pranojë të luajë në nivelin e dytë të futbollit anglez.

Ndërkohë, atë e do edhe Mallorca, ku la mbresa të mira për gjysmë viti, por që klubi spanjoll s’është i gatshëm ta paguajë shumën e kërkuar nga “Biancocelesti”.

Gjithashtu, interesim për sulmuesin shtatlartë, i cili i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 paraqitje me ekipin ishullor spanjoll në pjesën e dytë të sezonit 2021/22, kanë shfaqur edhe klubet turke.

Atë e do ish-klubi i tij, Fenerbahçe, e mbi të gjitha gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray.

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj