Telenews

Klubi i madh italian synon shërbimet e Van Dijkut

klubi-i-madh-italian-synon-sherbimet-e-van-dijkut

Juventus po përgatitet të luftojë me klube të tjera evropiane për Virgil van Dijk nëse bisedimet e kontratës së tij me Liverpoolin nuk ecin në mënyrën e duhur.

Mbrojtësi holandez 33-vjeçar mund të largohet si lojtar i lirë në verë, shkruan gazetari Ekrem Konur.

Van Dijk iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017, duke fituar të dyja, Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Ai është kapiten dhe njëri nga lojtarët kryesor të Liverpoolit ndër vite.

Juventusi po punon intezivisht që të sjell disa lojtarë në verë dhe Van Dijk mund të jetë një nga ta.

Këtë sezon, kapiteni i Reds ka bërë 33 paraqitje, duke shënuar tre gola dhe një asistim.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj