Telenews

Klubi i njohur anglez ka gati afro 35 milionë euro për Armando Brojën

Armando Broja është prioriteti kryesor i West Ham Unitedit.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e fundit në fanellën e Southampton, ku ishte i huazuar nga Chelsea dhe kështu ka marrë vëmendjen e shumë klubeve, transmeton Gazeta Express.

West Ham United është një prej klubeve të interesuara dhe Broja besohet se është prioritet i këtij klubi.

Sipas “Sky Sports”, “Çekanët” janë duke e përgatitur një ofertë prej afro 35 milionë eurosh për 20-vjeçarin.

Për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë besohet se interesim kanë shfaqur edhe Napoli, Atalanta, Borussia Dortmundi, Lazio e Evertoni.

Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026./Gazeta Express/

The post Klubi i njohur anglez ka gati afro 35 milionë euro për Armando Brojën appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj