Telenews

Koalicioni i Përparim Ramës me PDK-në, Abdixhiku: Kam komunikuar me Bedri Hamzën, nuk kemi marrëveshje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK  nuk ka koalicion me PDK-në në Prishtinë.

Koalicionin e zyrtarizuar sot, Abdixhiku e cilësoi si marrëveshje të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, me parti politike.

Ai tha se ka komunikuar edhe me kreun e PDK’së, Bedri Hamzën.

“LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK’në. Kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën, i kam thënë a kemi marrëveshje, thanë jo s’kemi marrëveshje. Ato janë marrëveshje të Kryetarit me partitë politike”, tha Abdixhiku.

Ai deklaroi se LDK do të mundohet me çdo forcë që të implementohet plani i LDK’së për Prishtinën.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka – Zgjidhja e duhur për automjetin tuaj

Rrezarta Ramaj

Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve

Rrezarta Ramaj

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Rrezarta Ramaj