Telenews

“Kohës së Granit Xhakës në Arsenal po i vije fundi”

Legjenda e Arsenalit, Kevin Campbell parashikon
që kohës së Granit Xhakës në Arsenal po di vije fundit.

Mesfushori kosovar, që luan për kombëtaren e
Zvicrës, u transferua në Angli më 2016, e cila gjë e bën atë si njërin prej
lojtarëve që i ka shërbyer gjatë Arsenalit.

Ai madje ishte edhe kapiten i klubit në fillim
të sezonit 2019/20 para se të prishte marrëdhëniet me fansat e klubit dhe ta
humbiste shiritin e kapitenit.

Mikel Arteta i beson atij dhe e ka shtyrë
drejt nënshkrimit të një kontrate të re verën e kaluar.

Por, ish lojtari i Arsenalit, Campbell, beson
se në këtë pikë Arsenalo do ta lejon atë që të largohet për të pasur një
mesfushë më të mirë.

“Mendoj se ne do ta shohim kur do të largohet
shpejt”, tha ai për Football Insider, transmeton GazetaExpress.

“Shikoni, Xhaka kishte një sezon të mirë së
fundmi. Por, në fund të ditës, Arsenalit nuk ia doli në objektiva.

“Mesfusha duhet të ndryshojë. Ka nevojë që të
këtë më shumë shpejtësi dhe gola që vinë nga mesfusha”.

“Mbështetja që i bëhet Granit Xhakës duhet të
ndalet. Ka mjaftueshëm mesfushorë të cilët mund të kryejnë punë”.

Xhaka nuk është se ka qenë një figurë që ka
bashkuar klubin, pavarësisht që ai në sezonin e fundit luajti mirë.

Pavarësisht kësaj ai ende ka bërë disa gabime
të cilat bënë që ai të hetohet edhe për kurdisje. /GazetaExpress/

The post “Kohës së Granit Xhakës në Arsenal po i vije fundi” appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj