Komiteti Olimpik i Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e dhjetë, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.
Nga kjo mbledhje dolën gjashtë vendime, ndër to është hartimi i strategjisë kombëtare për sport.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:
– U aprovua numri prej 41 sportistëve nga 14 sporte të ndryshme, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. LM Oran 2022 mbahet prej 25 qershor deri më 5 korrik 2022. Propozimi ishte bërë nga komisioni i sportit.
– U aprovua raporti i komisionit të sportit për numrin prej 13 sportistësh nga shtatë federata sportive, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj, që prej 24 deri 30 korrik 2022, mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.
– U diskutua për hartimin e strategjisë kombëtare për sport
– U diskutua për hartimin e planit strategjik të KOK-ut 2022
– U raportua për monitorimin e Kuvendeve të Punës të federative sportive.
– U vendos të dërgohet rekomandimi për mbështetje të përhershme financiare nga MKRS, për trajnerët e bodybuildingut, Esat Lata dhe Sabri Dragusha, për medaljet e fituara nga sportistët Kushtrim Bajraktaraj dhe Granit Kuleta në Kampionatin Botëror, respektivisht Kampionatin Evropian.