Telenews

Kolona të gjata në rrugë, tifozët rrezikojnë të vonohen për finalen e Botërorit K

Kolona të gjata në rrugë, tifozët rrezikojnë të vonohen për finalen e Botërorit

Kolona të gjata trafiku janë krijuar në magjistralen Pejë–Prishtinë, duke shkaktuar vonesa për shumë udhëtarë.

Qarkullimi është rënduar nga Sllatina në drejtim të Prishtinës, deri në hyrje të Fushë Kosovës, ndërsa shumë qytetarë që po udhëtojnë për të ndjekur finalen e madhe të Botërorit po përballen me pritje në trafik.

Me interesimin e madh për ndeshjen Spanjë–Argjentinë, shumë tifozë janë nisur më herët drejt destinacioneve të tyre, por kolonat në rrugë kanë bërë që disa prej tyre të mbesin të bllokuar.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet kujdes i shtuar dhe durim gjatë lëvizjes.

📸 Foto: Telenews / Rilindja Shqiptare

Të ngajshme

IHMK lëshon alarm portokalli: Kosovën e presin stuhi të fuqishme, breshër dhe erëra të forta

KushtrimGuraj

Bekim Ugzmaili, viktima e aksidentit tragjik në Shirokë, ishte veteran i UÇK-së

KushtrimGuraj

Komuna e Plevlës miraton deklaratë kundër njohjes së Kosovës, reagon ministri malazez Marash Dukaj

KushtrimGuraj