Telenews

KOMANDANTI I FSK-SË, BASHKIM JASHARI PRITI NË TAKIM KOMANDANTIN E KFOR-IT, GJENERAL KAJARI

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se gjatë takimit, Gjeneral Jashari vlerësoi punën e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe së bashku shqyrtuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it.
“Në këtë takim u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen si dhe për mbështetjen e KFOR-it në realizimin e stërvitjeve të FSK-së. Në fund të dy gjeneralët, u pajtuan edhe për vazhdimin e takimeve të përbashkëta në funksion të koordinimit të aktiviteteve në mes të KFOR-it dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj