Telenews

Komandanti i KFOR-it pret në takim ministrin turk

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, të premten ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Ulutash dhe Hakan, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë si dhe për aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e OKB-së.

“Ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së. Gjeneralmajor Özkan Ulutaş theksoi kontributin e gjatë të Turqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal”, bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, gjatë ditës ka takuar edhe homologen e tij në Kosovë, Donika Gervallën si dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Të ngajshme

Vendimi i Gjykatës Speciale, Hoti kërkon që të mblidhet kuvendi

Yllka Gashi

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi

“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë

Yllka Gashi