Telenews

Komentimi i jashtëzakonshëm nga Peter Drury bëhet viral: Djali i vogël nga Rosario sapo është ngritur në galaktikë, ky ekip bëhet i pavdekshëm

Peter Drury është një nga komentatorët më të famshëm në botë dhe ai ka komentuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Ka qenë një finale e jashtëzakonshme që ka bërë miliona njerëz të jenë në ethe me një fund sa emocionues aq edhe spektakolar.

Komentatori anglez Peter Drury ka dhënë një komentim historik në fundin e finales, komentim që është bërë viral në rrjetet sociale.

55-vjeçari komentoi me aq emocion e pasion duke nxjerr fjalë të pavdekshme nga goja e tij dhe kjo ka bërë që video të shpërndahet jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

“Montiel… Argjentina, kampione e botës. Përsëri. Më në fund. Dhe kombi do të kërcejë tango gjatë gjithë natës. 36 vjet më parë që nga Maradona dhe Meksika, këtu më në fund është ekipi i ri i të pavdekshmëve të një kombi. Scaloni do të jetë i destinuar, Messi do të jetë i shenjtë”, tha Drury në momentin që Argjentina u shpall kampione e botës.

Komentatori britanik vazhdoi me tjera fjalë emocionuese kur kamera po shfaqte Lionel Messin duke u përshëndetur me tifozët argjentinas.

“Lionel Messi ka shtrënguar duart me parajsën. Djali i vogël nga Rosario, Santa Fe, sapo është ngritur në parajsë. Ai ngjitet në një galaktikë të tijën. Ai ka momentin e kurorëzimit dhe sigurisht nuk është vetëm. Dhe dikush të ndjen për Mbappe, i cili shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës dhe humbi. Si mund të jetë kjo?”, deklaroi Drury.

Argjentina dhe Franca luajtën baras 3-3 pas 120 minutash lojë, derisa në penallti më të saktë u treguan argjentinasit pasi fituan me rezultat 4-2.

Të ngajshme

Chelsea mposhtet nga Legia, por kualifikohet

Donat Hashani

Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

KushtrimGuraj

City gati të testojë Juventusin me oferta për dy yjet bardhezi

KushtrimGuraj