Telenews

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim: “Ballkani i Hapur” s’është zëvendësim i BE-së

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” s’është zëvendësim i Bashkimit Evropian, por duhet bazuar në rregullat e BE-së.

I pyetur për “Ballkanin e Hapur”, Varhelyi theksoi se bashkëpunimi rajonal ka potencial të madh për rajonin.

“Jo vetëm përsa i përket arritjes së rezultateve, por disa thonë, si Banka Botërore, se nëse Ballkani zbaton katër liritë që kemi në BE, ata mund të shtojnë një të tretën shtesë në PBB-në e tyre. Kjo është në duart e rajonit. Rajoni duhet ta bëjë këtë duke hequr barrierat. Ne kemi bërë një plan investimi ekonomik duke pasur parasysh këtë”, tha Varhelyi, shkruan RTCG.

Tutje, ai tha se çdo bashkëpunim rajonal duhet të shoqërohet me kushte të përshtatshme.

Kujtojmë se pro “Ballkanit të Hapur” janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut ndërsa si vëzhguese janë Bosnjë dhe Hercegovina dhe Mali i Zi kurse kategorikisht kundër është vetëm Kosova.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj