Telenews

Komisioni i Pavarur i Mediave del me komunikatë, pas rastit të dhunshëm të transmetuar direkt në një televizion kosovar

Komisioni i Pavarur i Mediave të Kosovës ka dalur me një komunikatë për media, çaste më parë, për rastin e sulmit të një femre nga një mashkull në transmetim direkt në një televizion kosovar.

Në komunikatë thuhet se ky komision po përcjell me vëmendje përmbajtjet e transmetuara së fundmi në media, respektivisht në televizionin First Chanel dhe ka inicuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura aty e të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KMP-së, transmeton Telenews.al

Në komunikatë, tutje shkruan se KMP-ja në lidhje me rastin në fjalë do të njoftojë publikun në mënyrë transparente, derisa kërkon nga ofruesit e shërbimeve mediale dhe audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve dhe emisioneve të drejtpërdrejta, pavarësisht formatit të tyre.

Njoftimi i plotë nga KPM-ja:

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj