Komiteti Olimpik i Kosovës do të shënojë Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit.
Për nder të kësaj dite, ky Komitet do të organizojë disa ngjarjet të rëndësishme sot.
Fillimisht do të organizohen aktivitete sportive në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. me fillim nga ora 10:00 e mesditës.
Derisa pasdite me fillim nga ora 13:30 ky Komitet bën mbjelljen e pemës olimpike 2024. Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. Aktiviteti organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

