Telenews

Kompania ‘Pastrimi’ përgjigjet ndaj akuzave për dëmtimin e kontenjerëve në Prishtinë

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka reaguar ndaj pretendimeve të Drejtorit për Shërbime Publike të Komunës së Prishtinës, Bekim Brestovci, i cili ka akuzuar kompaninë për dëmtimin e kontenjerëve që janë asete të komunës.

Sipas Reçicës, ky është një rast i izoluar dhe nuk përfaqëson një problem të përgjithshëm.

Ai akuzoi Brestovcin për propagandë të vazhdueshme kundër kompanisë, duke përdorur pamje të vjetra për të krijuar një perceptim negativ mbi shërbimet e “Pastrimi”.

“Nga ana jonë, cilësia e shërbimit është përmirësuar ndjeshëm, gjë që duket se po e shqetëson Brestovcin. Shtrohet pyetja, pse?” – deklaroi ai.

Reçica bëri të ditur se menaxhmenti i “Pastrimi” po ndërmerr masa për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Tutje theksoi se kompania po forcon kontrollet dhe po trajnon stafin për të siguruar një shërbim sa më efikas.

Kryeshefi i “Pastrimi” e akuzoi Brestovcin për mungesë reagimi në raste më të rënda, si dëmtimi i kontenjerëve nga materialet inerte dhe të forta, djegia apo edhe vjedhja e tyre.

“Drejtori Brestovci ka reaguar për këtë rast të vetëm, por ka qëndruar i heshtur kur ka pasur incidente shumë më serioze në qytet” – tha Reçica.

Në përfundim, Kryeshefi i “Pastrimi” theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të koordinuar mes kompanisë dhe Komunës së Prishtinës për të mirën e qytetarëve.

“Këto çështje duhet të adresohen me seriozitet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, jo me qasje të njëanshme. Vetëm kështu mund të përmirësojmë shërbimin dhe të sigurojmë një ambient të pastër dhe të sigurt për të gjithë” – përfundoi Reçica./Telenews.al/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=561267706933264&id=100091501192261&ref=embed_post

Të ngajshme

Dorëzohet në policinë gjermane edhe motra e Besar Nimanit

Valjeta Turkaj

Pas gjithë dramave, a do të rikthehej me Gjestin? Rrëfehet Xheneta!

Erzana Fazliu

Të numëruara 66.31%, kaq vota me postë kanë marrë deri tani Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

Erzana Fazliu